Acer tërheqë laptopë nga tregu


Acer ka njoftuar për tërheqjen dhe riparimin pa pagesë të pesë modeleve të laptopëve të cilët në kushte të caktuara shfaqin mundësinë e nxehjes. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për bateri të prishur, procesor apo çip grafik, por vetëm në kabllon e mikrofonave.
Kjo kabllo mund të nxehet duke rënduar me në anën e majtë për pushim të duarve, që shkakton deformimin e shtëpizës dhe jostabilitet të punës së sistemit operativ. Në këtë prishje janë përfshirë modelet Aspire AS3410, AS3810T, AS3810TG, AS3810TZ e AS3810TZG, të prodhuar para 15 shtatorit të këtij viti. Acer për pajisjet të cilat janë bërë të këtilla gjatë përpunim kryen rregullimin pa pagesë dhe ndërrimin e kabllos së prishur.

Firefox 3.6 beta 1 edhe më i shpejt se tani


Versioni eksperimental i shfletuesit Firefox 3.6 i cili del këtë javë supozohet të jetë për një të katërtën herë me i shpejt në punë sesa versioni paraprak i tij.
Këtë javë do të duhej të paraqitej versionin eksperimental i Firefox 3.6 i cili sipas portalit Betanews është për saktësisht 22.78 për qind më i shpejt sesa versioni i tij i mëhershëm.Deri tek kjo përllogaritje precize ata kanë ardhur pasi që kanë matur ekzekutimin e JavaScript dhe hapjen më të shpejtë të faqeve. Sipas testeve të tyre, shfletuesi i ri i Mozillas është nëntë herë më i shpejtë sesa shfletuesi Internet Explorer 7 i Microsoftit i cili operon në sistemin operativ Vista Service Pack 2.Natyrisht, sipas testeve të njëjta, Chrome 3.0 është 15.85 herë më i shpejtë, e edhe shfletuesi Apple Safari 4 është pothuajse 15 herë më i shpejtë sesa Internet Explorer 7.

Ikona amerikane përfundon në duart e kinezëve


Vetëm katër muaj pas fillimit të supozimeve se General Motors (GM) do ta shes Hummerin tek prodhuesi kinez i motorëve industrial “Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery”, marrëveshja është arritur edhe zyrtarisht.
Sipas draftit të marrëveshjes, prodhuesi kinez do të merr përsipër 80 për qind të aksioneve në Hummer, derisa 20 për qind do t’i takojnë investitorit privat Suolang Duojiu.Edhe pse amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë sa para kanë marrë për Hummer, burimet jozyrtare pohojnë se bëhet fjalë për një shumë prej 150 milionë dollarësh. Sipas marrëveshjes, kinezët do të vazhdojnë të prodhojnë automjetet e mëdha sportive në fabrikat e GM në Shreveport e Mishawaka deri në muajin qershor të vitit 2011, apo më së largu deri në qershor të vitit 2012.Në mënyrë që blerja të kryhet edhe zyrtarisht, duhet t’ua bëjnë aminin edhe agjencitë rregullatore amerikane dhe kineze.

Së shpejti dënime të ashpra për dërgim të porosive spam


Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që në mënyrë sistematike të dënojnë ashpër personat përgjegjës për dërgimin e porosive kompjuterike të padëshiruara (spam), i cili është një problem që mundon madje 65 për qind të banorëve të shteteve evropiane.
"Edhe pse spami është ndaluar që prej vitit 2002, porositë e padëshiruara elektronike ende vazhdojnë t’i pranojnë 65 për qind e qytetarëve të BE-së", ka deklaruar komisarja evropiane e ngarkuar për këtë problem Vivian Reding."Na duhet të përshpejtojmë luftën kundër spamit, e shtetet anëtare të BE-së duhet të rishikojnë masat ligjore me të cilat do të dënonin ashpër ata të cilët dërgojnë spam", thuhet në deklaratën e komisares evropiane.Rezultatet e një analize të cilën e ka kryer Komisioni Evropian tregojnë dallime të theksuara në numrin dhe llojin e dënimeve për ata të cilët dërgojnë spam. Numri më i madh i dënimeve është regjistruar në Spanjë dhe në Sllovaki – 39, derisa në Rumani vetëm 20.Më së ashpri dënohen personat në Holandë ku dënimet shkojnë deri në një milionë euro, derisa në Itali 570.000 euro e Spanjë 30.000 euro.

Apple Tablet në fillim të vitit të ardhshëm?


Thashethemet e reja për tanimë tabletin mitik të kompanisë Apple thonë se ai do të ketë ekran 10.6 inçësh dhe fillon shitjen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Portali teknologjik DigiTimes tani ofron edhe disa informata.
Portali DigiTimes nga “burimet e tij të afërta me industrinë” ka mësuar se prodhues i kësaj pajisje do të jetë kompania e njohur Foxconn Electronics. I njëjti burim pohon se Apple Tablet do të ketë ekran me diagonale prej 10.6 inç dhe me shitje do të filloj gjatë tre muajve të parë të vitit 2009. Vlerësohet se ky tablet do të mund të kishte më shumë të theksuar mundësinë e leximit të librave elektronike, e më pak të jetë e fokusuar si platformë për muzikë dhe video. Karakteristika tjera kyçe janë bateria e cila zgjat shumë kohë, qasje e shpejtë pa tela (wireless) në internet dhe pamja e thjeshtë e cila me gjasë do të përdorë sistemin iPhone OS. Flitet për shitjen fillestare prej 300 deri në 400 mijë njësive, mirëpo për informata të vërteta, të dhënat teknike dhe dizajnin përfundimtar vlen të pritet njoftimi zyrtar nga Apple.

Vidhen mijëra llogari të përdoruesve të Hotmail


Microsoft ka konfirmuar se në sulmin e fundit të hakerëve janë vjedhur mijëra llogari të Hotmail, derisa transmetuesi britanik BBC ka marrë listën e mbi 10.000 llogarive të e-mailave të dhënat e të cilave janë bërë publike.
Gjiganti softuerik Microsoft, nën pronësinë e të cilit është sistemi i bazuar në ueb i e-mailave, respektivisht Hotmail, ka deklaruar se ka nisur një hetim ndaj autorëve të krimit. Sulmi (phishing) përfshin përdorimin e faqeve të rrejshme të internetit të cilat nxisin përdoruesit për të zbuluar të dhënat personale, si llogaritë bankare, llogaritë e përdoruesve dhe të dhënat tjera personale.

Paraqitet versioni 9 i AVG-së


Versioni i nëntë i paketës AVG sjell performansa dukshëm më të mira me një varg mundësish të reja.
AVG ka lansuar versionin 9 të paketës së saj me aplikacione të sigurisë i cili sjell skanim më të shpejtë, nisje më të shpejtë të sistemit dhe një varg avancimesh më të vogla.Sipas pohimeve të përfaqësuesve të kompanisë koha e skanimit të sistemit do të duhej të ishte deri në 50% më e shpejt krahasuar me versionin e mëhershëm, derisa nisja e sistemit operativ 10 deri në 15% më e shpejt. Shpenzimi i memories gjithashtu do të duhej të jetë më i vogël për 10 deri në 15%, përderisa është avancuar edhe procedura e instalimit, e cila në vend të 22 ekraneve ka vetëm 11.