Apple Tablet në fillim të vitit të ardhshëm?


Thashethemet e reja për tanimë tabletin mitik të kompanisë Apple thonë se ai do të ketë ekran 10.6 inçësh dhe fillon shitjen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Portali teknologjik DigiTimes tani ofron edhe disa informata.
Portali DigiTimes nga “burimet e tij të afërta me industrinë” ka mësuar se prodhues i kësaj pajisje do të jetë kompania e njohur Foxconn Electronics. I njëjti burim pohon se Apple Tablet do të ketë ekran me diagonale prej 10.6 inç dhe me shitje do të filloj gjatë tre muajve të parë të vitit 2009. Vlerësohet se ky tablet do të mund të kishte më shumë të theksuar mundësinë e leximit të librave elektronike, e më pak të jetë e fokusuar si platformë për muzikë dhe video. Karakteristika tjera kyçe janë bateria e cila zgjat shumë kohë, qasje e shpejtë pa tela (wireless) në internet dhe pamja e thjeshtë e cila me gjasë do të përdorë sistemin iPhone OS. Flitet për shitjen fillestare prej 300 deri në 400 mijë njësive, mirëpo për informata të vërteta, të dhënat teknike dhe dizajnin përfundimtar vlen të pritet njoftimi zyrtar nga Apple.

No comments:

Post a Comment