Bugatti 16C Galibier shkon në prodhim?


Bugatti 16C Galibier i cili është paraqitur kohë më parë në panairin e automjeteve të Frankfurtit, është krijuar për nder të njëqindvjetorit të këtij prodhuesi, e ai paraqet një superautomjet transportues për katër persona.
Tani është paraqitur edhe lajmi jozyrtar se 16C Galibier ka marrë dritën e gjelbër për prodhim, edhe pse krejt kjo mbetet në nivel të thashethemeve. Më herët kemi dëgjuar edhe deklarata se, edhe nëse vjen deri tek ai, prodhimi serik nuk do të fillojë para vitit 2012. E nëse vjen deri tek prodhimi, blerësit për të do të duhet të ndajnë “vetëm” një milionë euro.

No comments:

Post a Comment