Sistemi operativ Chrome OS brenda dy javësh?


Informatat jozyrtare thonë se prodhuesit kinezë qysh në mesin e këtij muaji do të lëshojnë në shitje netbookët e tyre me Chrome OS.

Sistemi operativ i kompanisë Google Chrome OS do të mund të fillojë të paraqitej në kompjuterë të lirë qysh nga mesi i këtij muaji. Informacioni jozyrtar vjen nga burimi i afërt me prodhuesit kinezë të kompjuterëve të lirë, e supozohet se bëhet fjalë për netbookët e lirë nën 200 dollarë.

Këta kompjuterë do të mund të ishin të pajisur me procesorët Loongson të kompanisë MIPS, përderisa shitja në fillim do të kufizohej vetëm në shtetet aziatike.

Kompania Google në muajin maj të këtij viti kishte paralajmëruar paraqitjen e kompjuterëve me sistemin e saj operativ Chrome OS për fundin e këtij viti, por askush nuk e kishte pritur që kjo të ndodhë qysh në fillimin e tremujorit të parë.

No comments:

Post a Comment