Windows 7 shfaqet në eBay


Shfrytëzuesit nuk është dashur të presin shumë që në internet të paraqiten ekzemplarët e parë të Windows 7, dhe atë disa javë para paraqitjes zyrtare.
Në faqet e ankandit online eBay janë paraqitur disa versione të Windows 7 me çmime të cilat janë dukshëm më të ulëta sesa ato zyrtare. Windows 7 Ultimate mund të blihet për 167.50 dollarë (115 euro), versioni Professional me çmim prej 132.50 dollarë (90 euro), derisa versionet zyrtare do të kushtojnë 319 respektivisht 299 dollarë.Disa shitës ofrojnë Windows 7 “në paketë”, derisa një numër i caktuar i tyre ka vendosur të ofrojnë vetëm çelësat aktivizues.Blerja e Windows nëpërmes këtyre kanaleve, së paku tani për tani, nënkupton se softuerit i mungon certifikata zyrtare e Microsoft për autenticitet, kështu që mbetet pikëpyetje nëse pronarët e versioneve të këtilla do të kanë mbështetje teknike për sistemet e tyre.Në të njëjtën kohë, stërshitja e sistemit operativ Windows 7 para paraqitjes së tij zyrtare më 22 tetor është e paligjshme, e Microsoft edhe më herët i ka paditur stërshitësit e caktuar në eBay.

No comments:

Post a Comment